80% e fermerëve në Korçë kanë kryer tashmë procesin e krasitjes, si një ndër shërbimet kryesore që kryhen në pemtore në këtë sezon. Pas përfundimit të këtij procesi, specialistët e pemtarisë këshillojnë luftimin e fazave dimëruese të sëmundjeve dhe dëmtuesve duke kryer trajtimet e duhura.
Telha thotë më tej se e rëndësishe është që pemtoret të jenë të pastra, kryesisht nga gjethet e infektuara, duke i pastruar përmes thithjes me vakum apo eleminimin e tyre me mënyra të tjera, ose përmes punimit sipërfaqësor të tokës me qëllim që baza infektuese e kromës të eleminohet dhe mos kemi infeksione të mundshme në pranverë të cilat do të sjellin pasoja në prodhimin e këtij viti bujqësor.