• Korça

Shërbimet dimërore në pemtore/ Krasitja, procesi me të cilin duhet të tregohet më tepër kujdes

Kushtet atmosferike favorizojnë fermerët që të kryejnë disa shërbime dimërore në pemtore, ku më kryesori është procesi i krasitjes. Specialisti Nevjon Telha këshillon fermerët që gjatë këtij procesi, të tregojnë kujdes në mënyrën si e kryejnë këtë shërbim pasi ky është një proces që ndikon drejtpërdrejt në prodhim por dhe në ruajtjen e pemës nga infeksionet.

Telha thotë se në kushtet e ngricave, nuk duhet të bëjnë krasitje.

Telha shpjegon se në pemtoret e vjetra, krasitja kryhet në mënyrë të tillë që të shtyhet afati i prodhimit të tyre, pra këshillon fermerët të kryejnë një krasitje rigjeneruese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *