Rreth 130 fëmijë të shtresave në nevojë në Pogradec marrin shërbim pranë qendrës multifuksionale. Fëmijeve u ofrohen nevojat bazike si arsimi, ushqim, lojëra argëtuese dhe kurse të ndryshme për të fituar një profesion. Nëpërmjet bashkëpunimit me Bashkinë Pogradec kjo qendër merr nga shërbimi social femijët në nevojë dhe iu ofron atyre mundësinë për t’u rritur dhe jetuar si moshataret e tjerë. Lena është një vajze nga Gjermania e cila punon si vullnetare pranë kësaj qendre dhe tregon se merr një kënaqësi të madhe nga puna me këta fëmijë.
Edhe vetë prindërit shprehen të kënaqur me shërbimin që fëmijët e tyre marrin gjatë ditës.
Kushtet dhe shërbimi që marrin fëmijët pranë kësaj qendre i ndihmon ata të kalojnë një ditë aktive dhe të marrin njohuri të vlefshme për të ardhmen e tyre.