• Maliq

Sheqerasi, fshati më i ftohtë në Shqipëri. Një ditë dimri me banorët e këtij fshati

Sheqerasi ndodhet rreth 22 km larg nga qyteti i Korçës. . Ky fshat është i pozicionuar në qendër të fushëgropës së Korçës dhe shoqërohet nga temperatura tepër të ulëta gjatë dimrit.

Në janar të vitit 1987 në këtë fshat është shënuar temperatura më e ulët gjatë dimrit duke shkuar në -26.8⁰C. Pavarësisht të ftohtit që bën në këtë fshat, banorët janë mësuar tashmë me këto temperatura ndërsa përgatiten që në verë për të përballuar muajt e dimrit. Ata merren kryesisht me blegtorinë gjatë kësaj kohe.

Në Sheqeras banorët jetojnë në harmoni me njëri-tjetrin.

Sheqerasi është një fshat i cili ka nisur të ekzistojë si qendër banimi pas tharjes së kënetës së Maliqit. Vetë emërtimi Sheqeras ka ardhur nga fakti se në këtë fshat kultivohej një sasi e madhe e Panxharit të Sheqerit në vend e cila më pas përpunohej në kombinatin e dikurshëm të Maliqit. Në fshatin Sheqeras jetojnë rreth 2 mijë banorë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *