• Lajme kombëtare

Sërish tension në veri të Kosovës/ Policia përdor gaz lotsjellës ndaj protestuesve serbë

Tensionet në veri të Kosovës vijojnë edhe këtë mëngjes të së hënës. Serbët kanë dalë sërish në protesta për të kundërshtuar kryetarët e zgjedhur në komuna.

Policia e Kosovës hodhi gaz lotsjellës për të shpërndarë qytetarët, KFOR-i nga ana tjetër është vendosur para godinës në komunën e Zveçanit.

Disa qindra serbë u mblodhën sot (e hënë) para ndërtesave komunale në veri të Kosovës dhe kërkojnë tërheqjen e policisë së Kosovës dhe kryetarëve të sapozgjedhur shqiptarë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *