• Korça

Sërish reshje dëbore në juglindje/ Të gjitha akset nacionale e turistike të kalueshme, paralajmërim për drejtuesit e mjeteve

Trashësia e borës në fshatin turistik të Dardhës ka shkuar deri më 7 cm, në Voskopojë 6 cm dhe në Qafën e Qarrit deri në 5 cm. Prej orëve të para të mëngjesit është punuar për hapjen e rrugëve dhe kriposjen e tyre, duke siguruar qarkullim normal në këto akse, teksa u bëhet apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes.

Reshjet e dëborës kanë sjellë uljen e temperaturave të cilat kanë shkuar deri në -7 gradë Celsius. Temperatura të ultëta pritet të shoqërojnë juglindjen edhe në ditët në vijim.

Reshje me intensitet ka patur edhe në Majë të Mashkullorës ku trashësia e borës ka shkuar deri në 30 cm dhe është duke u punuar për mbajtjen hapur të aksit rrugor Vithkuq-Shtyllë-Panarit, ndërkohë që reshje të dendura ka patur edhe në fshatrat malorë të bashkisë së Maliqit, duke sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *