• Korça

“Sëmundja e zjarrit”/ Mjekët dermatologë apelojnë qytetarët që të bëjnë kujdes

Gjatë stinës së verës, mjekët dermatologë apelojnë qytetarët që të bëjnë kujdes ndaj patologjive të ndryshme që stimulohen nga ndotja e ambientit dhe temperaturat e larta. Sëmundja e zjarrit siç njihet në gjuhë të thjeshtë, është një ndër patologjitë më torturuese të pacientëve pasi manifestohet me dhimbje të forta në trup, temperaturë të brendshme dhe shpërthim të puçrrave në sipërfaqe të lëkurës. Pacientët e kanë të vështirë ta identifikojnë këtë sëmundje, ndaj bluzat e bardha rekomandojnë që në rast se ka simptoma të tilla të paraqiten tek mjekët dermatologë ose infeksionistë. Moshat që preken më tepër janë moshat e rritura, kryesisht mosha e tretë, por nuk përjashtohen dhe moshat e reja, por në raste të rralla.

Sipas mjekes dermatologe shenja kryesore e kësaj sëmundjeje është dhimbja.

Mjekja Hyska thekson se kjo nuk është një sëmundje ngjitëse por duhet treguar kujdesi i duhur.

Gjatë kohës që janë të prekur nga kjo sëmundje, pacientët rekomandohen të mos dalin nga shtëpia dhe të mos kenë kontakt të lëkurës me ujin. Në rast se tregohet pakujdesi, sëmundja përhapet në pjesë të ndryshme të trupit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *