Përgjegjësi i Sektorit të Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit në bashkinë Devoll thotë se kjo sëmundje karakterizohet si karantinore dhe si e tillë duhet të zbatohen një sërë masash për mbrojtjen e pemtoreve.
Bylykbashi thotë se janë 2 mënyra për luftimin e saj, ajo agroteknike si dhe kimike.
Zonat më të prekura janë pemtoret me mollë në fshatrat Vranisht, Pilur dhe Progër. Në bashkinë Devoll prodhimi vjetor i mollës shkon nga 7 deri në 10 mijë ton dhe kultivarët kryesorë janë straking, golden dhe fuji.