Ka lojtarë të superpaguar por mund të ketë edhe trajnerë milionerë. Arabia Saudite nuk di të ndalet pasi kërkon me ç’do kusht të përmirë sojë imazhin në nivel ndërkombëtar por të hedhur një hap të madh edhe në garën për të organizuar Kupën e Botës 2030 bashkë me Greqinë dhe Egjiptin.
Për të realizuar këtë objektiv që rivali i saj, Katari e kaloi me sukses, vendi ku nafta del në vend të ujit, po investon tek disa nga emrat më të njhur të sportit më popullor të planetit. Pasi klubi i Al Nassr mbuloi me ar Cristiano Ronaldon ndërsa Al Hilal po tenton të bindë Lionel Messin me 400 milionë euro në sezon, për Kombëtaren e vendit nga Lindja e Mesme po qarkullon një emër prestigjoz.
Jose Mourinho ka marrë një ofertë të parefuzueshme nga Federata e Arabisë Saudite të cilën vështirë se mund ta refuzojë. Plot 120 milionë euro për dy sezone. Një shumë që nuk mund të shëprfillet e madje as nga një trajner që paratë nuk i ka konsideruar asnjëherë të rëndësishme në profesionin e tij. Sipas “Corriere Dello Sport”, Jose Mourinho po reflekton dhe shumë shpejt do të kthejë një përgjigje sepse koha vrapon.