Samiti i Diasporës i thirrur për herë të tretë nga Kryeministri Edi Rama dhe ministria për Europën dhe Punët e Jashtëme ka bërë bashkë shqiptarë që kanë ndërtuar të ardhmen e tyre jashtë vendit. I tillë është edhe rasti i Shqiptarëve që jetojnë prej vitesh në Selanik të greqisë dhe që janë pjesë e këtij Samiti. Për Arjan Gushon, përfaqësuesi i lidhjes së biznesmenëve greko-shqiptarë në Greqinë e Veriut, ky Samit është një mundësi bashkëpunimi si dhe një hapsirë e rëndësishme për të krijuar kushtet e përshtatëshme që biznese greke të kenë mundësinë të investojnë në vendin tonë.
Nga ana tjetër dy biznesmenë të njohur shqiptarë në Greqi, Theodhori Miho dhe Kosta Qose , theksuan faktin se bashkëpunimi dhe mbështetja e shqiptarëve të diasporës për vendin e tyre duhet të jetë më e madhe në të gjitha fushat.
Samiti ka si qëllim të mundësojë rigjallërimin e formave konkrete të bashkëpunimit mes vendit amë dhe Diasporës, në promovim të rolit të rëndësishëm të saj në ndërtimin e një udhërrëfyesi për fatin e vendlindjes, për ti rezistuar sfidave të së tashmes dhe të ardhmes.