Nis asfaltimi në rrugën Maliq – Lozhan përmes një investimi nga Autoriteti Rrugor Shqiptar prej gati 1,4 miliardë lekësh. Rikonstruksioni i këtij aksi prej 18 km do të shkurtojë kohën e udhëtimit nga Korça drejt Gramshit, ndërsa për banorët e zonës të cilët qarkullojnë çdo ditë është një ndihmesë e madhe. Kjo pasi prej vitesh rruga ka qenë e amortizuar gjithë gropa e baltë duke vështirësuar udhëtimin në të.
Për bashkinë e Maliqit ky është investimi më i madh i kryer në zonën e Gorë Oparit duke i dhënë fund njëherë e mirë shqetësimeve të të gjithë atyre që kanë udhëtuar në të.
Investimi pritet të përfundojë me të gjithë elementët e vet në muajin shkurt të 2024.