Duke nisur nga data 21 maj deri në 27 maj, Universiteti “Fan Stiljan Noli” i Korçës organizon për herë të parë Lojërat Olimpike 2023 “Rroke Sportin”. Në këtë aktivitet madhor të do të marrin pjesë nxënës të shkollave të mesme të qarkut Korçë, duke garuar me njëri-tjetrin në disiplina të ndryshme si: Atletikë, Basketboll, volejboll, minifutboll, tenis dhe shah.
Gjithashtu, në ceremoninë e hapjes, do të ketë një përshëndetje nga shkollat 9-vjeçare, si një parapërgatitje që dhe këto shkolla mund të jenë pjesëmarrëse në të ardhmen. “Rroke Sportin” ka për qëllim afrimin e të rinjve me sportin dhe socializimin e tyre. Përfshirja e sportit në shkolla është një mundësi e mirë për të rinjtë që të rriten të shëndetshëmm pasi sporti përmirëson jetën.
Ceremonia zyrtare e hapjes së Lojërave Olimpike 2023 “Rroke Sportin” do të mbahet në datën 21 Maj në orën 10:30, në stadiumin “Skënderbeu”. Ky aktivitet sportiv organizohet nga Shoqata Sportive Studentore e Universitetit në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Arsimit Parauniversitar, Prefektin e Qarkut Korçë si dhe Qendrën Sportive. Padyshim një event madhështor që ndodh për herë të parë…
Vlen të përmendet gjithashtu fakti se Universiteti F.S Noli u pranua si anëtar me të drejta të plota i Federatës Evropiane të Sportit Universitar (EUSA) para disa ditësh.
Lini një Përgjigje