• Maliq

“Rrogeçët e Pojanit”/ Kryhet riti i përvitshëm i karnavaleve

Është kryer këtë të djelë manifestimi tradicional i Karnavaleve të Pojanit ose Rrogeçëve siç njihen në gjuhën popullore. Ky është një rit me baza pagane që kremtohet çdo vit më 7 janar, një ditë pas Ujit të Bekuar. Karnavali është simbol i mirësisë duke synuar largimin e të këqijave, për të sjellë shëndet e mbarësi në çdo familje.

Të gjithë personazhet e këtij riti mbrojnë nusen dhe dhëndrin të cilët duhet të jenë të paprekshëm nga të këqijat, duke përcjellë mirësi e mbarësi. Në këtë karnaval kanë qenë pjesëmarrës edhe përfaqësues të karnavaleve ilire nga Tetova, të cilët vijnë për vitin e dytë radhazi jo vetëm për të shijuar ritin shqiptar, por edhe për të zhvilluar bashkëpunime të mundshme.

Ky rit është kryer brez pas brezi çdo vit deri në 1967 kur u prishën objektet e kultit, për tu rikthyer më pas në fillim të viteve ’90 nga të rinjtë dashamirës të artit, kulturës e traditës të cilët vijojnë vit pas viti të zhvillojnë Karnavalet e Pojanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *