Koefiçienti i përllogaritjes së masës filletare të pensionit ka pësuar një rritje prej 13.5%. Ky koefiçient do të aplikohet për të gjithë personat e siguruar që kanë datën e lindjes së të drejtës për pension pas 1 korrikut 2024. Të gjithë këta persona q ëkanë lindje të së drejtës pas kësaj date dhe janë caktuar nga sigurimet shoqërore me koefiçientin e vjetër, do të rishqyrtohen nga Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore në Korçë dhe diferenca për muajin gusht dhe korrik, do të përfitohen në muajin shtator 2024.
Në Qarkun e Korçës aktualisht numërohen mbi 65 mijë pensionistë.