• Korça

Rritet ndjeshëm çmimi i fasules, këtë vit 50% më lart se vitin e kaluar

Nëse vitin e kaluar produkti i fasules është tregëtuar 250 deri në 300 lek kg sivjet ka shkuar në 500 deri në 600 lek të reja për kg me shumicë. Shkak i rritjes së çmimit sipas specialistëve është prodhimi i ulët por edhe cilësor. Fasulja kultivohet masivisht në fushën e Maliqit por këtë vit luhatja e temperaturave solli një sërë sëmundjesh për këtë kulturë duke bërë që edhe prodhimi pëe këtë vit të jetë mjaft i ulët. Specialistët por edhe fermeret thonë se pavarsisht këtij problemi fasulja e Maliqit ka arritur të gjendet mirë në tregun vendas por më së shumti në Kosovë e Maqedoni.

Në gjithë fushën e Maliqit kultivohen 180 hektarë me fasule.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *