19 795 persona kane hyre e kane dale vetem gjate 24 oreve te fundit ne pikat e kalimit kufitar te Kapshtices e Qafe Thanes. Fluksi me i larte paraqitet ne Qafe Thane ku hyrjet ne vendin tone per here te pare kane kapur nje rekord prej 7196 personash shqiptare dhe te huaj te cilet vijne ne vendin tone per te kaluar pushimet ne bregdetin shqiptar apo ne zonat liqenore. Ne kete pike te kalimit kufitar jane regjistruar edhe 5216 dalje drejt Maqedonise se Veriut. Burimet zyrtare bejne te ditur se ne kete pike te kalimit kufitar pala shqiptare eshte duke punuar me numer maksimal sportelesh per te menaxhuar fluksin dhe per te mos krijuar radhe dhe pritje te qytetareve.
Nderkohe pala maqedonase ka ende probleme me kapacitetet njerezore, cka ben qe here pas here te krijohen veshtiresi ne qarkullimin e qytetareve. Fluks i madh qarkullimi eshte regjistruar edhe ne piken e kalimit kufitar te Kapshtices ku gjate 24 oreve te fundit jane regjistruar 4077 hyrje te shtetasve shqiptare dhe te huaj dhe 3306 dalje nga vendi yne drejt Greqise. Fluksi ne te dyja keto pika te kalimit kufitar vijon te jete i larte edhe gjate dites se sotme, ndersa pritet te rritet edhe me tej ne ditet ne vijim.