Vijon të rritet fluksi i kalimit në pikat kufitare të qarkut të Korçës. Gjatë këtyre ditëve është vënë re një fluks më i lartë i qytetarëve shqiptarë dhe të huaj të cilët hyjnë në vendin tonë për të kaluar pushimet në zonat bregdetare, apo ato liqenore. Në pikën e kalimit kufitar në Kapshticë dhe në Qafë Thanë gjatë 24 orëve të fundit ka pasur më shumë qytetarë në hyrje sesa në dalje. Burimet zyrtare nga Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit në Korçë bëjnë të ditur se në pikën e kalimit kufitare të Kapshticës janë regjistruar 4314 hyrje të shtetasve shqiptarë dhe të huaj dhe 3037 dalje drejt tokës greke. Sipas të njëjtave burime në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës gjatë 24 orëve të fundit 3885 shtetas shqiptarë dhe të huaj kanë hyrë në vendin tonë dhe 2552 të tjerë kanë dalë nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut. Në të dyja këto pika kufitare sportelet alternohen në hyrje dhe në dalje sipas fluksit që paraqitet duke bërë të mundur menaxhimin e situatës dhe mos krijimin e radhëve dhe pritjes së qytetarëve. Në ditët e ardhshme pritet që të ketë edhe më shumë qarkullim në këto pika kufitare.
- Korça
Rritet fluksi i hyrje daljeve në pikat kufitare të qarkut Korçë
Korça
Më shumë- Korça
Aplikacion i ri OSHEE APP/ Përmes këtij aplikacioni mund të kryhen nj...
- Korça
Tetori, muaji i letërsisë/ Një sërë aktivitetesh do të vijnë me qëllim...
- Korça
Qendra komunitare “Duarartët”/ Dorcas Albania inauguron qendrën e re p...
- Korça