• Korça

Rritet çmimi i qepëve. Fermerët arrijnë të shesin prodhimin e këtij viti

Rritet çmimi i tregtimit të qepës. Ky produkt bujqësor, në treg gjendet me çmimin 80 deri në 120 lekë për kg , gati dyfish në krahasim me të njejtën periudhë të vitit të kaluar

Një ndër arsyet e rritjes së çmimit, është mungesa e këtij produkti në treg, sipas prodhuesve. Nëse në vitet e kaluara, prodhimi ngelej stok dhe fermerët në mungesë të tregut, detyroheshin të hidhnin prodhimin në kanal, këtë vit paraqitet një situatë krejt e ndryshme, ku ata kanë arritur të shesin gjithë sasinë e prodhuar.

Pothuajse e njëjta situatë, paraqitet edhe sa i takon një produkti tjetër që është patatja

Në fushën e Maliqit kultivohet masivisht qepa, ku gjatë vitit të kaluar, u mboll një sipërfaqe prej rreth 750HA, ndërsa zonat më potenciale për prodhimin e saj janë fshatrat e Njësive Pojan dhe Pirg. Ndërsa sa i takon patates, ajo është një kulturë bujqësore e cila prodhohet masivisht në rang Qarku ku në vit ka një prodhim prej mbi 60 mijë ton dhe një sipërfaqe të mbjellash mbi 2 mijë HA ndërsa vetëm në Maliq, sipërfaqja e mbjellë ka qenë rreth 865 HA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *