• Korça

Rritet çmimi i druve në Korçë, banorët zgjedhin alternativa të tjera ngrohjeje

Rritja e çmimit të druve të zjarrit gjatë viteve të fundit e ka bërë të papërballueshme koston për banorët e Korçës, duke ditur temperaturat e ulëta që shoqërojnë qarkun juglindor gjatë stinës së dimrit. Një pjesë e tyre kanë filluar të zgjedhin mundësi të tjera alternative për ngrohje, duke përdorur gazin apo energjinë elektrike. Këtë e pohojnë edhe administratorët e pikave ku tregtohet lënda drusore të cilët thonë këtë vit është ulur ndjeshëm interesi i qytetarëve për të blerë dru për ngrohje.

Ndërkohë që një pjesë e mirë e banorëve, kryesisht pensionistët thonë se ngrohja me dru është alternativa më e mirë për ta, por e kanë të pamundur të përballojnë këto çmime.

Aktualisht në pikat që tregtojnë lëndën drusore në qytetin e Korçës, një kubik dru ahu shitet me 2 mijë e 200 lekë, ndërsa një metër sterë kushton 6 mijë lekë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *