Bëhet fjalë për një rritje të përllogaritur për vitin 2023, ku sipas të dhënave janë mbi 5 milion e 700 mijë lekë transfertat nga jashtë vendit me një rritje prej rreth 41% krahasuar me një vit më parë. Rritja është e lartë si në segmentin e bizneseve po ashtu edhe të individëve. Kjo rritje në vitet e fundit vjen si një reflektim i zhvillimit të madh që ka pësuar sektori i turizmit dhe në përgjithësi ai i shërbimeve. Kontribut pozitiv në bilancin e llogarisë korrente vijojnë të japin edhe remitancat. Prej vitesh tashmë, emigrantët janë shndërruar në kontribues të rëndësishëm në ekonominë e vendit përmes dërgesave të rregullta pranë familjeve. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për periudhat janar-shtator 2022 dhe 2023, dërgesat e emigrantëve kanë shënuar një rritje në masën 14%. Zhvlerësimi i euros në dy vitet e fundit ka qenë edhe një faktor shtesë për të nxitur rritjen e remitancave, si nevojë e nxitjes së konsumit.
- Korça
Rriten transfertat e parave nga jashtë/ Sipas Bankës së Shqipërisë rritja shkon deri në 41%

Korça
Më shumë
- Korça
Nis Korça ICT Club/ Bëhen pjesë 450 nxënës të dhjetë shkollave

- Korça
Panair me materiale të riciklueshme/ Nxënësit e shkollës “Isuf Dalipi”...

- Korça
Romani “Shitësja e ëmbëlsirave”/ Promovohet në universitet libri i aut...

- Korça