• Korça

Rriten rastet me probleme kardiake/ Korça me prevalencën më të lartë të jetëve të humbura nga simptomat kardiovaskulare

Korça është rajoni i parë në shkallë vendi në raport me popullsinë përsa i përket problemeve kardiake. Mjekja kardiologe Ilda Lera ka bërë me dije se vetëm gjatë vitit të kaluar ka pasur 312 raste me infarkte akute, shifër kjo shumë e lartë, në raport me numrin e popullsisë. Gjithashtu mjekja ka bërë me dije se më shumë se 1000 raste kanë kërkuar koronare, të cilat janë kryer në spitalin “Nënë Tereza” në kryeqytet.

Rastet në rritje edhe për mjeken Ilda Lera vijnë për shkak të përdorimit të pijeve alkoolike, lëndëve narkotike, duhanit si dhe mungesës së aktivitetit fizik.

Gjatë kohëve të fundit ka pasur raste të vdekjes akute, kryesisht në ambiente publike dhe rrugë, përfshi dhe moshat e reja. Rasti i fundit është regjistruar vetëm disa ditë më parë ku një 47 vjeçar ka humbur jetën pas një arresti kardiak në hyrje të pallatit të tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *