• Korça

Rriten kapacitetet pritëse në Voskopojë. Emigrantët kthehen duke investuar në vendin e tyre

Voskopoja ne çdo stine vizitohet nga turiste te shume vendas dhe te huaj. Aq sa gjate diteve te fundjaves eshte pothuajse e pamundur te gjesh nje vend akomodimi ne hotelet dhe bujtinat e fshatit turistik. Ndaj dhe per kete operatoret turistikë dhe jo vetem kane qene te detyruar te shtojne kapacitetet pritëse. Vetëm gjatë këtij viti në Voskopojë janë shtuar edhe 60 vende akomodimi. Ky eshte Panajot Falo voskopojar i njohur. Per 29 vite se bashku me familjen ka jetuar ne Greqi. Tri vite me pare eshte rikthyer ne fshatin e njohur. Kur eshte larguar e ka lene Voskopojen nje fshat te vogel pothuajse te harruar ndersa tani nje krahine ne kulmin e shkelqimit. Te gjitha fitimet ne emigracion i ka investuar ne nje bujtine ne fshatin e tij. Falo eshte i bindur se te gjithe emigrantet e moshes se tij dhe jo vetem nje dite do te rikthehen sepse i therret malli per vendin e tyre. 

Vitet e fundit janë shtuar së tepërmi kërkesat për hotele, restorante e bujtina në Voskopojë, kjo edhe sepse janë shtuar edhe vizitorët vendas dhe të huaj. Këtë e pohon edhe administratori i Voskopojës Kostika Zguri.

Voskopoja ne keto 15 vitet e fundit ka marre nje zhvillim te jashtezakonshem aq sa dhe investimet kane qene te medha qe nga infrastrukura rrugore e deri tek restaurimi i kishave, shtrimi i rrugeve me kalldrem e deri tek ndricimi i gjithe fshatit. Investim qe vetem brenda fshatit ka kapur vleren 5 milion dollare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *