• Lajme kombëtare

Rriten çmimet e karburanteve, nafta dhe benzina shtrenjtohen me 8 lekë për litër

Kulmi i sezonit turistik po shoqërohet me një rritje të çmimeve të karburanteve.

Brenda pak ditësh, nafta dhe benzina u shtrenjtuan me 8 deri në 9 lekë për litër.

Ndryshimet e çmimeve vijne pas shkrirjes së Bordit të Transparencës, i cili që nga marsi 2022 deri në 7 qershor 2023 vendosi çmimet tavan të karburanteve. 

Eksperti i energjitikës, Azmer Duleviç, i tha RTSH se nevojitet një kontroll më i mirë nga institucionet në aspektin fiskal, por edhe sa i përket abuzimeve.

Pas shfuqizimit të Bordit të Transparencës nafta tregëtohej me 176 lekë për litër, ndërsa niveli më i ulët i çmimit ishte në fillim të muajit maj me 169 lekë për litër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *