• Turizëm dhe Kulturë

Rreziku i postimit të fotove dhe videove të fëmijëve në internet

Rrjete sociale janë të mbushura me imazhe e video fëmijësh e në jo pak raste, ata kanë dhe profilet e tyre të hapura nga vetë prindrit. Përveç pjesës së kënaqësisë që mund të ofrojë për prindrin, ky fenomen shihet edhe si rrezik apo diçka negative.

Për punonjësin social Klaudio Pulaha, ekspozimi i fotove të fëmijëve në rrjete sociale mund të keqpërdoret Më tej, Pulaha thotë se përveç cënimit të privatësisë të fëmijës, shqetësim përbën edhe bullizmi kibernetik, pasi imazhet e publikuara nga të mëdhenjtë, mund të përdoren nga bashkëmoshatarët e fëmijëve për t’i tallur.

Ndër të tjera, publikimi i imazheve, videove apo edhe dhënia e informacioneve të ndryshme mbi vendbanimin apo shkollën ku studiojnë fëmijët, mund t’i bëjë ata të ekspozuar nga pedofilëve.

Sipas studimeve të ndryshme një fëmijë postohet në internet mesatarisht 1300 herë para moshës 13 vjeçare, duke ngritur për vite me rradhë shqetësim në rradhët e ekspertëve jo vetëm për rreziqet e ekspozimit në internet por edhe për efektet afatgjata që mund të ketë kur fëmija arrin moshën madhore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *