Gazetari e shkrimtari Enkel Demi ka qenë në Korçë për të promovuar botimin e tij më të fundit Rrethimi, i cili flet për rrethimin malazez të Shkodrës gjatë Luftës së Parë Ballkanike. Autori i cili shkruan me pseudonimin Tom Kuka i ndërthur ngjarjet historike me fiction-in. Kryepersonazhi i librit, fotografi Kolë Laca duhet të fiksojë gjëmën e qytetit të pushtuar e së bashku me kronikën e qytetit, edhe fatin e dashurisë së tij për Trinën.
Gazetari e shkrimtari Enkel Demi erdhi në Korçë me ftesë të Klubit të Shkrimtarëve Bota e Re dhe bibliotekës Thimi Mitko.
Rrethimi është një libër që ngërthen në vetvete ngjarje historike, por që në fund të fundit është një himn kushtuar dashurisë. Ai renditet si një ndër librat më të shitur të momentit në vendin tonë.