• Maliq

Rreth 100 fidanë bliri për Pojanin/ Banorët dhe nxënësit bashkohen për mbjelljen e pemëve

Rreth 100 fidanë bliri do i shtohen rrugëve të fshatit Pojan në bashkinë e Maliqit. Iniciativa është ndërmarrë nga njësia administrative në bashkëpunim me bashkinë Maliq e cila ka sjellë fidanët për tu mbjellë në disa rrugë të këtij fshati në mënyrë që të rriten sipërfaqet e gjelbëruara, por edhe vetë banorët të kultivojnë edhe më tej dashurinë për mjedisin. Sot punonjës të njësisë administrative, por edhe nxënës të shkollës së mesme të bashkuar të Pojanit kanë mbjellë rreth 30 fidanë bliri në rrugën Rilindja të këtij fshati.

Mbjelljet do të vijojnë edhe në dy rrugë të tjera të fshatit Pojan, një iniciativë kjo e ndërmarrë në kuadër të vitit të pyjeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *