• Korça

Rradhë të gjata në Kapshticë/ Emigrantët presin të kthehen në shtetin fqinj pas Pashkës

Emigrantet te cilet kaluan festen e Pshkes ne atdhe kane nisur kete te hene te kthehen ne vendin fqinj aty ku jetojne dhe punojne. Fluksi ka qene i larte gjate paradites se sotme,duke i detyruar autoritetet tona kufitare ne Kapshtice te shtojne numrin e sporteleve dhe personelin e sherbimit ne dalje nga territori yne. Pala shqiptare po punon me 5 sportele ne dalje nga vendi yne ne drejtim te vendit fqinj dhe 3 sportele jane hapur ne hyrje.

Autoritetet e pales sone kufitare bejne me dije se edhe pala greke po punon me numer maksimal sportelesh cfare ka sjelle levizjen ë shpejte dhe pa vonesa te mjeteve ne te dyja anet e kufirit. Per personat e dyshuar policia greke kryeen edhe proceduren e verifikimit te shenjave te gishtave. Mjetet ne token shqiptare jane te vendosura ne 4 korsi ne dalje,nderkohe qe ka fluks mjetesh edhe ne token neutrale.

Ndërkaq referuar të dhënave zyrtare të marra pranë drejtorisë Vendore të kufirit dhe Migracionit në Korçë, lëvizjet në 24 orët e fundit kanë qënë të pakta në pikën e kalimit kufitar të kapshticës. Në hyrje kanë lëvizur vetëm 1600 shtetas ndërsa në dalje me drejtim greqinë kanë kaluar më shumë se 2100 shtetas shqiptarë e të huaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *