• Raportime

Vazhdon kaosi/ Rradhë kilometrike në doganën e Kapshticës

Pritje të gjata të qytetarëve janë hasur në pikën kufitare të Kapshticës gjatë gjithë ditës së sotme, ndërsa e ngarkuar paraqitet situata edhe në mbrëmje.

Sipas burimeve të RTSH Korçës, problem më të madh ka patur ana greke e pikës kufitare të Kapshticës, e cila ngadalëson proçedurat duke shkaktuar vonesa të mëdha.

Vlen të theksohet se pala shqiptare punon gjatë gjithë kohës me 6 sportele duke mos u bërë pengesë për kalimin e qytetarëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *