• Korça

Rodhani i vjetër i qytetit/ Një lojë e viteve ’60 që sot argëton dhe brezat e rinj

Rodhani ndodhet  tek një prej lulishteve më të frekuentuara në qytet, atë të Shën Mërisë. Ky rodhan ka qenë ndër të parët që jo vetëm ka zbukuruar qytetin e Korçës por dhe ka argëtuar fëmijët në ato vite kur lojrat e tjera mungonin.

Administratori i tij na tregon se dikur, në qytet ka pasur 3 të tillë ndërsa kohës i ka rezistuar vetëm një që tashmë frekuentohet çdo fundjavë nga vogëlushët.

Makina, tigri, varka, kali e rosa janë disa nga mbajtëset e këtij rodhani që edhe dhe sot preferohen nga fëmijët.

Tek ky rodhan i cili ekziston që prej rreth 60 vitesh në qytetin e Korçës janë rritur 3 breza ndërsa sot sheh gjyshërit që sjellin nipër e mbesa për t’i argëtuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *