• Maliq

Riparohet rruga e Sheqerasit/ Topçiu: Aksi kërkon një rikonstruksion të plotë

Ka nisur rehabilitimi i rrugës Drithas Sheqeras në bashkinë e Maliqit. Ky aks rrugor është një prej më të dëmtuarve në të gjithë bashkinë për shkak të përbërjes së tokës e cila është torfike dhe niveli i saj ulet kohë pas kohe. Kryebashkiaku Gëzim Topçiu tregon se puna është duke u kryer me të ardhurat e bashkisë, ndërsa zgjidhja përfundimtare për këtë aks problematik do të vijë vetëm përmes një rikonstruksioni të plotë për të cilin është duke u punuar me Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

Aksi nga Drithasi në Sheqeras ka një gjatësi prej 3 km dhe është i amortizuar në të gjithë gjatësinë e tij. Kjo punë që po kryhet nga bashkia e Maliqit synon të përmirësojë qarkullimin në këtë aks duke rehabilituar pjesët më të vështira të rrugës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *