• Korça

Rinovimi i lejeve të drejtimit. Zgjatet afati i vlefshmërisë sipas grupmoshave

Ndryshimet e fundit të kodit rrugor prekin dhe afatin e vlefshmërisë së një leje drejtimi. Nga 10 vite që është aktualisht afati i saj, me ndryshimet e reja shkon deri në 15 vjet. Sa i takon patentave të kategorive AM, A1, A2, A, B1, B dhe BE, vlefshmëria çdo 15 vite do të jetë deri në moshën 70 vjeçare. Leonard Karati, Kryetar i degës së lejeve të drejtimit në Drejtorinë Rajonale në Korçë sqaron se ndryshim ka edhe leja e drejtimit profesionale.

Ndryshimet për Kodin Rrugor parashikojnë edhe zgjatjen e së drejtës për ushtrimin e Instruktorit të Autoshkollës deri në 70 vjeç, nga 65 vjeç që ka qenë deri më tani. Gjithashtu anulohet patenta shqiptare për efekt konvertimi jashtë shtetit, Qytetarët mund të rimarrin patentën shqiptare pa testim, drejtpërdrejt edhe nëse Leje Drejtimi e huaj ka skaduar, pasi ta dorëzojnë duke hequr dorë vullnetarisht prej saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *