Nxënësit e shkollës së mesme të bashkuar “Bardhyl Pojani” tashmë kanë Podcastin e tyre, ku mund të shprehin lirshëm dëshirat si dhe shqetësimet e grupmoshës së tyre. Kjo risi u bë e mundur falë një donacioni të një biznesmeni dhe sot në ambjentet e kësaj shkolle, ka një studio Podcasti ku gjimnazistët shprehin talentin duke krijuar materiale të përjavshme.
Një risi e tillë u përqafua menjëherë nga të rinjtë e shkollës, të cilët nisën të krijonin podcastet e tyre duke trajtuar tematika të larmishme.
Modele të tilla të suksesshme të angazhimeve jashtëshkollore vijnë si shembull për të gjithë të rinjtë, që të zgjedhin që kohën e lirë ta kalojnë në mënyrë cilësore e produktive.