• Korça

“Rikthim në traditë, veshjet popullore të Shqiptarëve”. Ekspozita me mbi 100 foto çelet në zonën këmbësore në Korçë

Veçantia e veshjeve popullore shqiptare është sjellë përmes një ekspozite me mbi 100 foto, pjesë e fondit të arkivës kombëtare nën titullin “Rikthim në traditë, veshjet popullore të Shqiptarëve”. Kjo ekspozitë e cila vjen si një realizim i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, sjell të ekspozuara veshjet popullore të gjithë trevave, përfshirë edhe diasporën duke shpalosur larminë dhe veçantinë e tyre.  Kjo ekspozitë sjell në vëmendje edhe figura të rëndësishme historike nën petkun e veshjeve popullore me qëllim ngacmimin e kujtesës së vizitorëve dhe ngjalljen e interesit për të mësuar më tepër rreth historisë dhe tradisë së vendit tonë.

Kjo ekspozitë është ndalur më herët në qytetet Shkodër, Krujë, Gjirokastër, Tepelenë e së fundmi edhe në Korçë si një ekspozitë një ditore e hapur tek zona këmbësore në qytet, ndërsa Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka përgatitur edhe një tjetër ekspozitë të veçantë kushtuar jetës dhe veprimtarisë së politikanit e shkrimtarit Mehdi Frashërit, e cila do të çelet së shpejti në qytetin e Përmetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *