Pas interesit të treguar nga publiku artdashës korçar, shfaqja “Nuse vetëm për letra” rikthehet në Teatrin e Korçës “Andon Zako Çajupi”. Një komedi brilante e regjisorit të mirënjohur Leka Bungo e cila trajton një ngjarje reale ku në qendër të veprës ishte një familje e cila shfrytëzonte martesa fiktive për të siguruar të ardhura, ndërsa personazhet paguanin për të siguruar letra për të qëndruar në SHBA. Asistente regjisore e kësaj shfaqje ishte Lola Meta dhe në rolet kryesore interpretuan aktorët e mirënjohur të teatrit si Guri Koço, Zamira Kita, Astrit Hasani, Blerta Belliu e krah tyre edhe aktorët e rinj Juxhin Plovishti në rol kryesor, si dhe Franc Bregu, Kristi Baçe e Besfort Berberi.
Ky projekt artist i regjisorit Leka Bungo erdhi në këtë bashkëpunim të parë me trupën e teatrit të Korçës.
Dinamika e ngjarjeve e përcjellë mjeshtërisht me notat e humorit, mbajti mbërthyer publikun artdashës në sallë.