• Pogradec

Maratona ndërkombëtare “Enkelana”/ Në 29 korrik zhvillohet edicioni i dytë në Pogradec

Do të rikthehet për të dytin vit radhazi maratona ndërkombëtare “Enkelana” e cila ashtu si vitin e kaluar do të mbahet sërish në Pogradec. Gara do të zhvillohet në datën 29 korrik dhe vjen si organizim i Shoqatës “Maraton Albania”.

Edicioni i parë i kësaj maratone bëri bashkë mbi rreth 600 vrapues nga 37 vende të botës të grumoshave të ndryshme, ndërsa këtë edicion numri i pjesëmarrësve pritet të jetë edhe më i lartë. Maratona do të jetë në disiplinën e 21 km me pikënisje nga fshati turistik i Linit deri në qytetin e Pogradecit dhe garën e 10 km në rrugën Pogradec-Tushemisht.

Starti i këtij eventi do jepet nga kampionja e atletikës shqiptare Pavlia Evro, ndërsa në garë mund të marrë pjesë çdokush që e ndjen veten të aftë për të vrapuar. Dashamir Çali, Kryetar i Shoqatës “Maraton Albania” në një lidhje me Skype me RTSH Korçën ka zbuluar më tepër detaje nga kjo garë. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *