• Pogradec

Rikthehet Lin Festival/ Aktiviteti vjen në edicionin e tij të 2-të

Lin Festival rikthehet për të 2-in vit rradhazi. Organizatorët e këtij festivali magjik kanë folur ditën e djeshme mbi festivalin dhe se çfatë do të përfshijë ai në këtë edicion. Eritan Kamolli tregon se ky aktivitet është i rrallë si nga ana artistike, historike dhe arkeologjike. Në ndryshim nga viti i parë. Ai tregon se këtë vit, aktiviteti do të jetë më i zgjeruar dhe do të shtrihet në 3 netë.

Bashkëorganizatori Altin Tili tregon që këtë vit janë organizuar disa aktivitete promovuese në Tiranë, Itali, Kosovë dhe Strugë për ta bërë të njohur këtë festival ndërkombëtarisht.

Lin Festival që mori vëmendje të madhe vitin e parë të tij, rikthehet përsëri në datat 22, 23 dhe 24 gusht, ku turistë dhe vendas bëhen bashkë për të shijuar mbrëmjen e këndshme nën pamjen magjike që të fal fshati i Linit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *