• Korça

Rikthehet bora në zonat malore, reshje në lartësitë mbi 1000 metra mbi nivelin e detit

Juglindja e vendit është zgjuar sërisht e zbardhur nga bora. Rreshjet e borës janë rikthyer kryesisht në zonat malore, ndërsa në pjesën e fushës ka pasur shi të dendur. Intensiteti me i larte i reshjeve ka qenë në lartësitë mbi 1000 metra, aty ku trashësia ka shkuar deri në 5 cm. Borë ka pasur në fshatra turistik të Dardhës e Voskopojës si dhe në Devollin e Sipërm ndërkohë që reshje më të dendura ka pasur dhe në aksin rrugor Bilisht – Cangonj. Sipas informacioneve, në fshatin turistik të Dardhës ku ka rënë rreth 4 cm borë, rruga është e hapur totalisht, dhe e kriposur, megjithatë rekomandohet përdorimi i gomave dimërore. Ndërkohë në rrethit e Devollit, në Cangonj dhe fshatrat përreth, trashësia e borës është thuajse 2-3 cm, por rruga është pastruar dhe e qarkullueshme pa probleme. Nga ana e autoriteteve bëhet me dije se në akset nacionale përfshi dhe atë të fshatit turistik të Voskopojës, kalimi bëhet pa probleme. Deri tani nuk raportohen probleme përsa i përket qarkullimit edhe në zona të thella malore ashtu siç nuk raportohen probleme në furnizimin me energji elektrike. Për të shmangur çdo problematikë sektori i qarkullimit rrugor u kërkon drejtuesve të mjeteve që përdorin akset e fshatrave turistike të kenë të vendosura në mjetet e tyre goma dimërore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *