• Korça

Rikthehen reshjet e bores/ Nuk hasen problematika në qarkullimin e mjeteve, kriposen akset rrugore

Reshjet e borës me intensitet deri mesatar kanë qënë më të dendura në lartësitë mbi 1200 m duke u shoqëruar edhe me temperature të ulta gjatë natës duke skuar deri në -6 gradë. Në fshatrat turistikë të Dardhës dhe Voskopojës, bora ka shkuar deri në 5 cm, gjithashtu edhe në zonat përrreth Korçës situata paraqitet e njejtë. Nuk raportohen problematika në qarkullimin e mjeteve, ku në zonat në të cilën kishte prezencë të reshjeve është bërë kriposja dhe pastrimi i rrugëve. Burimet zyrtare bëjnë me dije se rrugët janë të hapura për kalimin e mjeteve pa zinxhirë dhe pa problematika. Në aksin rrugor Korçë – Panarit trashësia e borës ka shkuar deri në 4 cm, pasi reshjet kanë qenë me intensitet të ulët dhe kalimi bëhet lirshëm, por në disa zona rekomandohen zinxhirët. Gjithashtu në rrugën Lekas – Voskopojë dëbora ka shkuar në 3 cm ndërsa burime pranë bashkisë Korçë bëjnë me dije se nuk ka bllokim dhe banorët kanë lëvizur lirshëm mëngjesin e sotëm. Rrugët e fshatrave paraqiten totalisht të hapura dhe pa probleme. Bashkia Korçë në rrugët që ka në administrim, ka hedhur kripë gjatë orëve të natës për të shmangur bllokimet në akset më problematike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *