Prej disa ditësh ka nisur puna për rikonstruksionin e plotë të rrugës hyrëse në fshatin Ravonik të Bashkisë Korçë. Prej vitesh e amortizuar, rruga kryesore e fshatit pritet të pësojë një ndryshim në infrastrukturën e saj dhe të krijojë të gjitha kushtet e nevojshmë për banorët e këtij fshati. Një investimi rëndësishëm i cili pritët të kushtojë rrëth 410 mln lek të vjetra, ndërsa përfshin ndërtimin e trotuareve për këmbësorët, si dhe asfaltimin e plotë të rrugës. Aktualisht po punohet më trotuaret, për të vijuar më pas me asfaltimin.
RTSH Korça ka ndjekur nga afër punimet dhe banorët e fshatit Ravonik për mikrofonin tonë shprehen të kënaqur me këtë ndërhyrje e cila sipas tyre përmirson ndjeshëm kushtet e jetesës.
Rikonstruksioni i plotë i rrugës kryesore të fshatit Ravonik sistemon përfundimisht një sërë problemesh për banorët e këtij fshati, ndërsa pas përfundimit të rrugës kryesore, priten gjithashtu edhe disa ndërhyrje të vogla në qendër te fshatit.