• Pustec

Rikonstruktohen 15 banesa të familjeve në pamundësi ekonomike në bashkinë Pustec

15 banesa të familjeve që jetojnë në kushte të vështira ekonomike në bashkinë Pustec, i janë nënshtruar rikonstruksionit. Bëhet fjalë kryesisht për riparimin  e çative të objekteve, të cilat ishin tejet të amortizuara, në ndërrimin e dyerve dhe dritareve  dhe izolimin e godinave, për të bërë të mundur një jetesë me kushtet e përshtatshme. Gjatë vitit që lamë pas, rikonstruksioni përfshiu banesa në Pustec, Diellas, Kallamas, etj ndërsa banorët shprehen falenderues për punën e kryer.

Ndërkohë kanë nisur aplikimet edhe për këtë vit bën me dije Kryetari i bashkisë Pali Kolefski dhe më pas do të ngrihet edhe grupi i punës për të bërë vlerësimin e gjendjes së banesave e për të përzgjedhur ato të cilat e kanë më emergjente ndërhyrjen.

Deri më tani janë kryer 25 aplikime dhe kategoritë të cilat përfitojnë janë shtresat më në nevojë ku përfshihen ata që trajtohen me ndihmë ekonomike, pension invaliditeti si dhe pensionistët e vetmuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *