• Kolonjë

Rikonstruksioni i rrugës Ersekë – Leskovik/ Rruga që premton turistë, shtohen kapacitetet akomoduese

Rikonstruksioni i rrugës Ersekë – Leskovik pritet të sjellë një tjetër zhvillim të zonës. Për operatorët turistikë ky investim ka lehtësuar së tepërmi lëvizjet e turistëve vendas e të huaj, të cilët tashmë janë të prirur për të kaluar turizmin e fundjavës në këtë zonë. Sipas tyre ndikimi i rrugës së re është ndjerë prej vitit të kaluar, ndërkohë që përfundimi i saj pritet të sjellë më shumë turistë, të cilët deri një vit më parë kanë qenë kalimtarë në këtë zonë.

Rruga do të lehtësojë jetën edhe për banorët e zonës, edhe për ata që kanë ikur nga këto fshatra, të cilët nuk përjashtohet mundësia të rikthehen e të investojnë në sektorin e turizmit dhe agropërpunimit.

Gjatë tre viteve të fundit me rritjen e numrit të turistëve në këtë zonë të njohur të juglindjes me fshatra turistike janë shtuar kapacitetet akomoduese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *