Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë në Universitetin “Fan Stiljan Noli” në Korçë, po i nënshtrohet një rikonstruksioni total. Investimi kap vlerën e 30.4 milion lekëve. Këto ndërhyrje kanë qënë të domosdoshme për përmirësimin e infrastrukturës që ofron ky fakultet. Sipas drejtuesit teknik të punimeve, deri tani kanë përfunduar rreth 70% e punimeve të cilat konsistojnë në rikonstruksionin e brendshëm, por gjithashtu është ndërhyrë edhe në fasadën e kësaj godine.
Pjesë e punimeve do të jetë edhe drenazhimi i brendshëm dhe i jashtëm i gjithë objektit, si dhe sistemimi i territorit përreth. Rikonstruksioni i godinës së Fakultetit të Edukimit, pritet të përfundojë në muajin mars, duke ofruar kushte bashkëkohore, për të gjithë studentët që ndjekin studimet pranë këtij fakulteti.