• Korça

Rikonstruksion i banesave për të varfërit, Bashkia Korçë ndërhyn tek 28 banesa të familjeve në nevojë

Bëhet fjalë për ndërhyrje në 28 objekte banimi të cilat ndodhen në lagjet 4, 13, 16 dhe 17 në qytetin e Korçës si edhe disa banesa në fshatrat Qatrom, Vinçan dhe Çiflig. Punimet kanë nisur që prej muajit nëntor bën me dije Drejtori i menaxhimit të kontratave në bashkinë Korçë Ndriçim Hoxha ndërsa në pjesën më të madhe është parashikuar ndërhyrja në rikonstruksionin e çative të banesave, vendosjen e dyerve dhe dritareve të reja si edhe ndërhyrje për termoizolimin e soletave kryesisht punë këto të parashikuara në pallatet 5 katëshe. Deri tani në qytetin e Korçës janë përfunduar 15 banesa ndërsa grupet e ngritura vijojnë punën në terren. Nga ana tjetër, banorët të cilët jetojnë në kushte të vështira social ekonomike dhe e kanë pasur të vështirë të ndërhynin në shtëpitë e tyre, shprehin vlerësimin për këtë ndihmë të ofruar.

Punimet janë parashikuar të përfundojnë në muajin prill, kjo edhe në varësi edhe të kushteve të motit. Këto punime po kryhen falë një projekti të bashkisë së Korçës i cili financohet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë me vlerë 21 milion lekë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *