• Kolonjë

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Arrëz, digjen pyjet në kufi me Greqinë

Zjarri i rënë tre ditë më parë në masivin pyjor në fshatin Arrëz të bashkisë së Kolonjës, në afërsi të piramidës numër 9 në kufi me Greqinë, është riaktizuar sërish në mesnatë ndërkohë që herët në mëngjes janë nisur përsëri drejt tij shërbimi zjarrfikës, policia e rendit, policia kufitare, shërbimi pyjor, shërbimi i emergjencave civile dhe administratori i zonës. Sipas shefit se sektorit zjarrfikës në bashkinë Kolonjë Vladimir Dhespollari zjarri ka nisur mbrëmjen e së dielës, ndërkohë që ditën e djeshme është vënë në kontroll nga forcat zjarrfikëse dhe punonjësit e emergjencave në Bashkinë e Kolonjës. Por nga temperaturat e larta dhe era e fortë ai është aktivizuar sërish.

Terreni në zonë është tejet i vështirë, çka e ka bërë të pamundur arritjen e mjeteve zjarrfikëse në vendin ku ka rënë zjarri, ndaj është punuar me mjete rrethanore për vënien përsëri në kontroll të flakëve dhe fikjen totale të tij. Po sipas të njëjtave burime bëhet me dije se në këto momente zjarri është vendosur në kontroll, është vënë në izolim dhe po merren masa për mospërhapjen e vatrës së zjarrit. Nga dyshimet e para mendohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga dora e njeriut, por pritet konkluzioni nga ana e policisë së shtetit. Sipërfaqja e djegur mendohet të jetë rreth 5 hektarë, kryesisht shkurre, Ah, Dushk dhe Pisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *