Krijohet në Korçë Rezidenca e parë Ndërkombëtare e Artistëve në Shqipëri. Poli Artistik Korçë në bashkëpunim me Qendrën e Kulturës dhe Inovacionit dhe Shkollën e Mesme Artistike “Tefta Tashko Koço” zhvilluan këtë fundjavë workshop-in e parë në Parkun “Rinia” në Korçë nga mjeshtri francez me famë botërore François Cayol (Fransua Kajol).
“Poli Artistik Korçë” është projekti i parë në rajon, ku artistë ndërkombëtarë të të gjitha zhanreve artistike do të qëndrojnë Korçë, me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të jetës artistike, si dhe bashkëkrijimin artistik me artistë vendas por dhe të huaj, si dhe trajnimin e veçantë të artistëve të së ardhmes.