• Maliq

Restaurohet ish-kinemaja në Pojan/ Godina do të vihet në funksion të shkollës së mesme të këtij fshati

Prej ditësh në fshatin Pojan të bashkisë Maliq kanë nisur punimet për restaurimin e godinës së ish-kinemasë. I gjithë ky ambient do të vihet në funksion të shkollës së mesme të këtij fshati duke eleminuar përfundimisht orarin me turne për nxënësit që frekuentojnë këtë shkollë. Një bashkëfinancim i Ministrisë të Arsimit dhe Bashkisë Maliq do ta kthejë godinën e ish-kinëmasë në një ambient modern që kryesisht do të funksionojë si shkollë, ndërsa do të ketë edhe ambiente të tjera për aktivitete të ndryshme kulturore. Kryetari i bashkisë Maliq është shprehur se ky investim do të bëjë të mundur lehtësimin për prindërit dhe nxënësit e shkollës së mesme të Pojanit.

Me afro 5000 banorë, Pojani është një nga fshatrat më të mëdhenj jo vetëm në Qarkun e Korçës, por edhe në të gjithë Shqipërinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *