• Korça

Restaurohet ikona “Zbritja në Ferr”/ Së shpejti ikona do të jetë pjesë e një ekspozite

Ka përfunduar procesi i restaurimit të ikonës “Zbritja në Ferr” e cila i përket fundshekullit të 18-të dhe fillimit të shekullit të 19-të. Pjesa më e madhe e sipërfaqes është punuar mbi ar dhe për këtë arsye kishte pësuar humbje të konsiderueshme të shtresës pikturale. Për këtë arsye është dashur shumë punë nga ana e specialistëve të laboratorit të restaurimit pranë Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë, për ta risjellë atë në jetë.

Shumë shpejt ikona do të jetë e ekspozuar edhe për artdashësit.  

Ikona e pikturuar mbi një panel monolit prej arre ka qenë pjesë e regjistrit të sipërm të një ikonostasi. Ajo bën pjesë në ciklin e Festave të Mëdha dhe është punuar me mjeshtëri të lartë artistike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *