• Korça

Reshje intensive shiu në juglindje të vendit

Gjatë gjithë ditës së Hënë ka pasur reshje shiu në juglindje të vendit. Reshje të cilat në një pjesë të fushës së Korçës por edhe në fshatra të Pogradecit janë shoqëruar edhe me breshër, ndërkohë që në zona malore intensiteti i breshërit në veçanti në Vithkuq e Shtyllë ka qënë më i madh. Në lartësitë mbi 1200 metra ka pasur edhe reshje në formë bore që kanë sjellë dhe ulje të temperaturave.

Burime pranë Drejtorisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor bëjnë me dije se nëse temperaturat ulen në disa gradë nën zero nuk përjashtohet mundësia që të shkaktojnë dëme në frutikulturë, kryesisht në qershi dhe kumbull. Kjo pasi këta drufrutorë janë në fazën e lulëzimit. Specialistët e bujqësisë, këshllojnë fermerët për ndezjen e zjarreve në krye të parcelave me qëllim ritjen e temperaturës së ambjentit në sipërfaqet e mbjella me drufrutorë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *