• Devoll

Reshje intensive edhe në bashkinë Devoll. Evidentohen dëme në banesa e të mbjella

Reshje intensive shiu ka pasur mbrëmjen e djeshme edhe në bashkinë Devoll ndërsa nuk raportohet për dëme të shumta. E vetmja problematikë ka qenë midis fshatrave Pilur, Vranisht dhe Bickë që përshkohen nga i njëjti përrua, i cili nga prurjet e shumta të ujit, ka dalë nga shtrati duke bërë që uji të depërtojë në banesa.

Nga ana tjetër, Emergjencat Civile janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës ndërsa pas inspektimeve në terren, do të bëhet dhe vlerësimi i dëmeve.

Laska shton më tej se reshjet e dendura, kanë shkaktuar probleme në tokat bujqësore e në të mbjella.

Në bashkinë e Devollit situata është nën kontroll ndërsa po vijon pastrimi i inerteve në përrua.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *