• Korça

Requem “Të fjeturit martirë”/ Kompozitori Minga sjell një material në nder të martirëve të Borovës

Krijimtaria e bukur e mjeshtrit, me mbi 120 vepra muzikore gjatë karrierës së tij 43 vjeçare, të kompozuara dhe përpunuara prej tij, i shtohet edhe një requem për martirët e Borovës. Bëhet fjalë për kompozitorin Josif Minga i cili këtë herë vjen me një material që përmbush një detyrim shpirtëror, atë të përkujtimit të 107 personave të pafajshëm që u vranë mizorisht nga pushtuesit gjermanë në 6 korrik të 1943 në Borovë të Kolonjës. Historia e fshatit ku ndodhi një nga masakrat më të rënda të kryera nga nazistët gjermanë ndaj popullsisë civile në Shqipëri në vitet e luftës së dytë botërore, është përkujtuar këtë vit në 80 vjetorin e saj e shoqëruar kjo edhe nga ky requem i profesor Mingës, një prej pjesëtarëve të një prej familjeve që humbi 5 anëtarë në këtë masakër.

Mjeshtri i madh, Josif Minga, e nisi karrierën në moshën 17-vjeçare dhe ka marrë çmimin e parë me “Kitaristët Korçarë”, një rrugë që pasoi edhe më shumë vepra të tjera të suksesshme duke shënuar një kontribut të madh në lëmin e muzikës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *